Kryeministri Edi Rama në takimin me qytetarët në Gjirokastër foli mbi marrëveshjet e nënshkruara me Turqinë për të ndërhyrë në zonat historike të qytetit.
Kreu i qeverisë Rama tha se përvoja e turqve në restaurim dhe kapacitetet financiare mund të japin një dorë në Gjirokastër dhe Berat.
“Nëse do kthejmë kokën pas, vetëm në 6-7 vite më parë, dhe do kujtohemi ku ishte Gjirokastra, ankthi i zhdukjes i rrënimit të pasurive të krijuara dhe të trashëguara prej kaq shumë brezash do të ishte më i madh. Sot jemi në kushtet kur Gjirokastra nuk asnjë krahasim me ku ishte më para, 6 apo 7 vitesh.
Ne kemi bërë një marrëveshje me Turqinë për të investuar në mënyrë të konsiderueshëm te objektet e trashëgimisë kulturore, ata kanë ndërhyrë në objektet e kulti, ajo që i kam kërkuar prej disa kohësh është që eksperienca e tyre në restaurimin e zonave historike dhe kapacitetet financiare janë në kushtet që të japin një dorë dhe këu. Kemi rënë dakord për Beratin dhe Gjirokastrën të japin një dorë”, theksoi Rama.