“Do të djegim të gjallë…”, mesazhi kërcënues ndaj ish-shefit të antidrogës në Shqipëri

Shqipëria

“Do të djegim të gjallë…”, mesazhi kërcënues ndaj ish-shefit të antidrogës në Shqipëri

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 11:32
Ish-shefi i antidrogës, tashmë shef i sektorit të krimeve në Policinë e Gramshit të Shqipërisë, Sokol Novaku

Ish-shefi i antidrogës, tashmë shef i sektorit të krimeve në Policinë e Gramshit të Shqipërisë, Sokol Novaku, mbrëmë ka marrë një mesazh kërcënues në telefonin e tij.

Përmbajtja e këtij mesazhi, sipas “Report tv”, është dërguar nga një person ende i paidentifikuar nga policia.

“Do të bëjmë ushqim për derra, ty me gjithë familjen tënde, do të djegim të gjallë. I ke ditët e numëruara”, – thuhet në mesazh.

Novaku, rreth 10 ditë më parë u transferua si shef krimesh në komisariatin e Policisë së Gramshit.

Më parë ka qenë shefi i sektorit të lëndëve narkotike në Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit, ku qëndroi 4 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat