Ditën e sotme rrethe orës 14:50 një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd.
Mësohet se një automjet i tonazhit të rëndë, gjatë një parakalimi të gabuar, jo shumë larg hyrjes së qytetit të Librazhdit, është përplasur me një motoçikletë, e cila ka përfunduar poshtë tij.
Si pasojë, burrë e grua që ndodheshin në të, kanë mbetur të plagosur në gjendje të rëndë.
Ndërkohë të plagosurit janë transportuar ne spitalin e Librazhdit dhe sipas burimeve zyrtare, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.