Prej vitesh banorët në Lundër vuajnë mungesën e infrastrukturës. me pluhur të madh në kohë verë dhe me gropa dhe baltë në kohë dimri.
Rruga e paasfaltuar është një problem i pazgjidhur prej shumë vitesh. Banorët thonë se kalimi në këtë aks është i pamundur
“Është rruga copë-copë, kur bie shi shikoni si bëhet këtu. Këtë rrugë mund ta gjesh vetëm në ndonjë fshat shumë të thellë ku mund të jenë 1 ose 2 shtëpi”– thotë një nga banorët.
Kalimi në këtë aks është shqetësuese dhe për drejtuesit e mjeteve të cilët thonë se poi shkatërrojnë makinat.
“Taksat e makinës i paguajmë rregullisht. Rruga është skandal shikojeni”– thotë një drejtues automjeti.
Kërkojnë nga kryebashkiaku vemendjen e duhur që të mbaj premtimet .
“Kryebashkiaku të na rregullojë rrugën. Mos punojë vetëm në qendër të Tiranës se investime ka dhe këtëj fshatrave. Kjo rrugë është me lëvizje, ka linja autobusi”