Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e trishtë e ndodhur ditën e sotme në Spitalin Covid 2 në Tiranë, ku një 29 vjeccare nënë e tre fëmijëve humbi jetën në intubim.
E reja nga Korcca mësohet se ishte shtruar në spital prej të paktën dy javësh, sapo kishte lindur fëmijën e tretë.
Ajo nuk pati mundësi ta kishte në krah fëmijën e sapolindur, pasi u përball direkt me pasojat e infektimit.
Pas një mjekimi të thjeshtë në fillim, nëna e re kaloi në intubim ku nuk mundi tia dalë dot.
Ndërkohë që mësohet se bebja e porsalindur ka rezultuar negative dhe aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Nëna e re humbi jetën pas një arresti kardiak, ndërsa nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.