Bujar Asqeriu: Shqipëria sot moniste, mbështes Leskajn sepse mund të ndryshojë Vlorën

Shqipëria

Bujar Asqeriu: Shqipëria sot moniste, mbështes Leskajn sepse mund të ndryshojë Vlorën

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 18:08
Bujar Asqeriu

Pak ditë më parë doli në krah të Bujar Leskaj në Vlorë, Aktori Bujar Asqeriu, i ftuar në “News 24”, foli për faktin se përse ka mbështetur në këto zgjedhje drejtuesin politik të PD-së.

Asqeriu thekson se Shqipëria sot për fat të keq është moniste, kurse shton se ka mbështetur Leskajn, sepse ka dhënë shembull shtetari e se mund të ndryshojë Vlorën, ku kandidon.

“Jetojmë sot në një Shqipëri moniste, të gjitha pushtetet janë kapur nga një parti. Shqipëria sot është moniste dhe të gjithë ata që mendojnë se do vazhdojë kjo status quo, e kanë shumë gabim., Demokracia i fitua me shumë përpjekje, nuk mund të harrohen studentët dhe sakrificat e tyre. Nuk merrem me Ramën, merrem me fenomenin.

Vajta afër Bujar Leskajn, sepse besoj tek ai. Jo vetëm sepse e kam mik, por besoj në aftësinë e tij si shtetar. Kur Leskaj drejtoi KLSH-në, ai dha shembull shtetari, dërgoi dosjet në Prokurori, do vijë dita që do hapen dosjet dhe do ketë sistem gjyqësor, sepse sot nuk ka gjykatë.  Duhet sistem gjyqësor i paanshëm. Unë kam besim tek ambasada amerikane dhe tek SPAK”, tha Asqeriu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat