Bujar Asqeriu paralajmëron Ramën: Mos ushtro presion, mos bli e vidh bota!

Shqipëria

Bujar Asqeriu paralajmëron Ramën: Mos ushtro presion, mos bli e vidh bota!

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 18:36
Edi Rama

Aktori i mirënjohur vlonjat Bujar Asqeriu ka folur dhe për zgjedhjet e 25 prillit. Në emisionin “Kjo Javë” në News24, ai ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama që të mos prekë votat.

 “Ai mbase do të rrijë dhe 200 vjet le të rrijë. Po e la sovrani, është në dorën e sovranit jo në dorën time. Por, t’i kujtoj votuesve që të gjithë neve, pavarësisht ideve, mendimeve kemi një gjë në dorë që e kemi të njëllojtë, kemi votën. Zotëri mendohu mirë atje, tek vota.

Do ta paralajmëroja, mos ushtro presion ndaj votës, mos bëj shantazh ndaj votës, mos e bli votën dhe në rastin më të fundit mos i vidh votat sepse pastaj të them ke bërë grusht shteti zotëri. E ke marrë shtetin pa dëshirën e popullit. Kush ta dha mandatin, e ke vjedhur, nuk është pushteti jot. Vota duhet të numërohet kokërr më kokërr. Ndaj i bëj thirrje elektoratit ta ketë mendjen në kokë”, tha Asqeriu.

Sa i përket fushatës, sipas tij, opozita duhet të bëjë fushatë dhe të flasë më shumë, ndërsa maxhorancës i takon të mbyllë plagët e shkaktuara nga tërmeti, pandemia apo përmbytjet.

“Mund të bëj unë fushatë që jam në opozitë. Ato që kishe për të bërë i bërë, mund t’i thuash dy fjalë popullit, kaq e kisha kaq e bëra, më gjykoni. Ky që është në opozitë duhet të fjaloset më shumë, të sqarojë më shumë, por në kushtet që realisht ndodhemi ne, në kushtet e pandemisë, të tërmetit, të përmbytjeve, çfarë duhet të bëjë shteti, fushatë, si do jemi unë në 2300. Po mbyll njëherë këto plagë o zotëri. Kjo është fushata jote. Mendon ti për shekujt që vijnë. Këto janë plagë të hapura dhe të ketë kujdes mos të hapë plagë të tjera”, u shpreh Leskaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat