Kurbin/ Goditet me thikë 18-vjeçari, autori largohet nga vendi i ngjarjes

Shqipëria

Kurbin/ Goditet me thikë 18-vjeçari, autori largohet nga vendi i ngjarjes

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën e fshatit Sanxhak në Kurbin rreth orës 18:00 ku një 18 vjeçar është qëlluar me thikë nga një person i cili deri më tani nuk është indetifikuar.

Menjëherë shtetasi K.Gj është dërguar për në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë është larguar nga vendngjarja .

Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat