Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar një mesazh të fortë politik në rrjetin social “Facebook”.
Kreu i Shtetit shprehet se “treni i integrimit është nisur dhe nuk do të ndalet as pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Mjerë kush i del para!”
Më herët, sot nga Shkodra presidenti Ilir Meta hodhi poshtë mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa u pyet nga gazetarët lidhur me një skenar të mundshëm nëse rriten shifrat e viktimave nga pandemia Covid-19.