Ardian Civici eksperti i ekonomisë për Ora News ka dhënë një koment në lidhje me programet ekonomike elektorale të partive në vendin tonë.
Civici ka thënë se taksa e sheshtë është e lehtë për t’u llogaritur, ndërkohë që shton se taksën e sheshtë duhet ta barazojmë me taksën e ulët.
Civici: Sistemet e taksave janë disa llojesh. Janë vendet që kanë taksat e sheshta, vendet që kanë taksë progresive në disa nivele, janë ato që i kombinojnë të dyja taksat në varësi të fashave të të ardhurave apo edhe me grupe sociale e grupe biznesi. Taksa e sheshtë është një taksë që aplikohet me një përqindje mbi të gjithë të ardhurat që kanë qoftë individët si paga, qoftë bizneset si fitim, qoftë të ardhurat që vijnë nga pronat.
Kur themi taksë e sheshtë duhet ta barazojmë me taksë të ulët patjetër, sepse ka vende që kanë taksë të sheshtë, por e kanë në nivelin 21-23%. Ashtu siç ka vende të tjera që e kanë në nivele minimale 9-10% si po propozohet edhe këtu për t’u aplikuar. Këto lloj taksash kanë nga një avantazh që janë të thjeshta, kanë vetëm një llogaritje dhe individët nesër orientohen më mirë me këtë sistem sepse nuk bëjnë lëvizje të komplikuara. Nga ana tjetër në vendet që kanë mungesë stabiliteti porsa i përket punësimit, të ardhurave me nivel të lartë të informalitetit. Taksa e sheshtë ka problemin që kur është e ulët, llogaritet mbi një nivel të parë nga jashtë, duke përjashtuar na pikëpamja sociale pagat e ulëta dhe shumë të ulëta. Ndërkohë që për të gjitha pagat e tjera, sidomos fitimi dhe dividendi që ka biznesi i madh apo kapitali i të ardhurave nga pronat, të ardhurave që vijnë nga depozita bankare apo nga çdolloj transaksioni tjetër aplikohet në mënyrë unike në 9%, si do caktohet taksa e sheshtë.