Kreshnik Spahiu ka komentuar sërish reagimet e ardhura nga mediat e opozitës kundër intervistës së dhënë në media nga ish-kryeministri Fatos Nano.
Ai ka bërë krahasimet në lidhje me dy liderët historik të së majtës dhe të djathtës, Fatos Nano dhe Sali Berisha.
Ai shprehet se Nano krijoi institucionin e dorëheqjes dhe u largua politika, por ndryshe veproi kundërshtari i tij politike, Sali Berisha.
"Për ta mbyllur javën me një konkluzion politik: Edhe sikur gjithë të zezat ti kishte Nano, në raport me Berishën e lartëson dorëheqja e tij. Pas humbjes iku përgjithmonë dhe nuk qëndroi duke gjetur një dordolec si “Luli” në PS, që ta komandonte në hije nga Gjiri i Lalzit. Dorëheqja si institucion e bën diferencën mes një qytetari që ka profesion politikën dhe një provinciali që e ka biznes familjar. Ai iku 15 vjet më parë, tjetri zvarritet ende...", shkruan Spahiu në Facebook.