Demokratët vijojnë të besojnë se deklaratat e Ramës për programin e tyre politik, janë shenjë frike.
I besuari i Bashës për të drejtuar fushatën në degët 1, 12 dhe 14 të Tiranës, Aldo Bumçi, pranon se demokratët janë frymëzuar nga qeverisja e 2005-2013 për programin.
“Fakti që vetë Kryeministri po meret me programin e PD do të thotë që është i kompleksuar. Një njeri që nuk ka program po fol vetëm për tepsi, ndihet keq kur një forcë politike vjen me një program serioz. Por pse qenka i parealizuar programi ynë për një fasho mbrojtëse për energjinë, kur deri në 2013, deri në 300 kë, energjia subvencionohej nga shteti? Taksa e sheshtë nuk është eksperiment po ashtu. Një pjesë e programit tonë, jo i gjithi është propozim i një pjesë të masave të suksesshme të viteve 2005-2013″, tha Bumçi për “Report Tv”.
Si një prej 8 udhëheqësve të fushatës në Qarkun më të madh të vendit, Bumçi tregon pritshmëritë për rezultatin në Tiranë ku tha se Partia Demokratike synon të paktën marrjen e gjysmës së mandateve, 18.
“Ne synojmë që në Tiranë të marrim 18 mandate,pra gjysmën”, tha Bumçi.