Kryeministri Edi Rama në një intervistë dhënë në Facebook, ka folur për investimet në Sarandë, por edhe për atë se çfarë ai dëshiron që të mbahet mend.
“Besoj që shtysa kryesore e imja për të rezistuar dhe për të mos u dorëzuar, edhe për të mos arritur te pika ku thu “ik mër varja fare sepse nuk duroj dot më, këtu nga një anë po strapazohem dhe nga ana tjetër dëgjoj lloj-lloj marrëzish dhe lloj-lloj fyerjesh dhe përqeshjesh” është pikërisht kjo: që puna gjatë kohës që merrem me këtë punë të ketë një impakt, i cili të jetë mjaftueshëm i fort për të lënë pas një kujtim të mirë. Pastaj se çfarë do të jetë fjalia e përgjithshme apo se cilat do të jenë gjërat specifike sigurisht që është diçka që do t’ia lejmë kohës. Ky është i vetmi motiv”, tha Rama.
Më tej ai theksoi se nëse do t’i kishte ditur zhvillimet e gjëra, shumë gjëra duke i bërë më mirë.
“Nëse do të kthehesha nga e parë, e nëse do t’i dija zhvillimin e gjërave, sigurisht që do t’i kisha bërë mirë. Njeriu kur punon gjithmonë gabon dhe i përmirëson dhe e rëndësishme që të mos i përsërisësh ato gabime”, theksoi Rama.
“Këtu ka patur 4000 persona të punësuar. Puna vazhdon ska mbaruar, larg së qëni e mbaruar, flas për të gjithën por fillimi i portit turistik mbrapa dhe kthimi i atij gjiri të braktisur në një gji ku mund të ankorohen disa qindra jahte do të bëjë që ekonomia të rritet përsëri.
Vetëm nga parkimi i jahteve këtu do të ketë një komunitet të ri të huajsh, janë ata që do të rrinë bashkë me jahtet të shumëpaguar bashkë me pronarët e jahteve dhe do rrinë këtu”, tha Rama.
Ndërsa u pyet se çfarë duhet bërë më mirë në fshatrat e Sarandës, Rama tha se pavarësisht punës së bërë deri më tani ka nevojë për më shumë investime dhe këtu u ndal te infrastruktura rrugore.
“Ka shumë fshatra në Shqipëri dhe në Sarandë që janë pa rrugën. Është e rëndësishme që çdo hap dhe investim ta bëjmë në funksion të gjenerimit. Gjithë plani ynë për infrastrukturën është bazuar te kjo që të krijojmë lidhje aty ku potenciali i të ardhurave është më i madh. Gjithmonë duhet të kemi parasysh se nuk kemi mundësi ti bëjmë të gjitha përnjëherë”, shtoi ai.