Mediu, një nga 13 emrat nga bota që lutet së bashku me Biden në “Mengjesin..”, por online

Shqipëria

Mediu, një nga 13 emrat nga bota që lutet së bashku me Biden në “Mengjesin..”, por online

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 16:26
Fatmir Mediu

Një aktivitet i rëndësishëm siç është Mëngjesi i Lutjeve në SHBA, sivjet u zhvillua online dhe duket nuk e ka pasur efektin që ndodh çdo vit.

Kjo për arsye se pikërisht takimet me politikanë të lartë të SHBA-së është qëllimi real i aktivitetit përveçse një ritual më shumë se religjioz.

Ky aktivitet që nisi në kohën e presidentit Ajzenhauer, ishte pikërisht për të mbledhur në kryeqytetin amerikan politikanë nga e gjithë bota për të shtrënguar aleancat në kohën e luftës së ftohtë.

Fatmir Mediu është një nga politikanët që i ka ndjekur këto aktivitete që në fillim, e ku duhet thënë ka pasur influencë edhe për tërheqjen e njerëzve të tjerë nga politika shqiptare.

Për këtë aktivitet, Mediu që ka qenë edhe këtë radhë prezent, shkruan se atje ishte i pranishëm edhe presidenti Joe Biden.

“Nder dhe kënaqësi e veçantë të bashkohesha në lutje së bashku me liderët e SHBA dhe miqtë në Kongresin Amerikan dhe Senat, së bashku me Presidentin Biden dhe ish-Presidentët Klinton, Bush, Obama, Trump në takimin virtual të lutjeve. Për mua ishte moment i veçantë dhe privilegj që personalisht të kisha kënaqësinë së bashku me 13 përfaqësues të tjerë nga gjithë bota të bëheshim bashkë në Lords Prayer për t’ju bashkuar mesazheve të Presidentit, ish Presidentëve të SHBA si dhe senatorëve e kongresmenëve”, shkruan Mediu në rrjetet Sociale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat