Ditë pranverore trokitën në vend këtë fillim shkurti.
Moti me diell i këtyre ditëve do të pasohet nga ditë me reshje shiu dhe rrebeshe, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Reshjet do të përfshijnë vendin ditën e hënë dhe të martë, me intensitet mesatar.
Në qarqet Shkodër e Gjirokastër reshjet do të arrijnë përkohësisht intensitet të lartë.
Valëzimi këtë javë pritet të arrijë deri në forcën 6 ballë me lartësi vale deri në 2.5m në brigjet detare.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/08/auto_auto_148137786_1112193455886659_4973363657735066381_o16127358881612764478.jpg)