Baltë dhe pellgje me ujë gjatë të gjithë rrugës “Faik Neziri” në Elbasan.
Kjo është një rrugë të cilën banorët e dy lagjeve “5 Maji” dhe “Haxhia” e frekuentojnë cdo ditë ndaj dhe është e momosdoshme për ta..
Prej shuëm vitesh thonë ata nuk është vënë dorë asnjëherë, dhe gjendja e këtij segmenti gjithmonë përkeqësohet, e sidomos në ditë me shi.
Infrastruktura e degraduar e rrugës “Faik Neziri” bënë që disa pallate aty të pushtohen nga uji.
Kërkesat për rehabilitimin e këtij segmenti kanë qenë të shumta ndaj bashkisë së Elbasanit por vëmendja e këtij institucioni ka munguar.
Për të gjithë kalimi në këtë rrugë është një sfidë e përditëshme.
Jo më shumë se 1 km, ky segment ka mbetur peng i premtimeve elektorale.
Banorët e Elbasanit shpesh herë kanë ngritur shqtësime për mungesën e investimeve në infrastrukturë nga bashkia e drejtuar nga Gledian Llatja.