Parashikimi i motit, java nën mbizotërimin e reshjeve, borë në zonat malore

Shqipëria

Parashikimi i motit, java nën mbizotërimin e reshjeve, borë në zonat malore

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 08:28
Hakil Osmani

Në një intervistë për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb tregoi se pritet që gjatë javës të fuqizohen reshjet në gjithë territorin shqiptar.

Pavarësisht se gjatë pjesëve të para të ditëve në vijim, moti do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe vranësirat, pasditet do të kenë reshje shiu me densitet mesatar dhe në zona të caktuara sasia e reshjeve do të jetë më e madhe.

“E enjtja fuqizon reshjet në territorin shqiptar, janë reshje të cilat janë të përkohshme pasi sërish dita e premte do të sjelli përmirësim të kushteve të motit ndërkohë që fundjava na rezervon reshje dëbore në zonat malore të territorit shqiptar,” – tha Osmani.

Ndërkohë që edhe pse temperaturat ditën e hënë pësuan një ulje, ato ngelen sërish të larta përgjatë gjithë muajit shkurt, ku maksimumet pritet të jenë deri në 16 gradë dhe minimumet në zonat malore do të shënjojnë 2-3 gradë.

Siç sqaroi dhe meteorologu do të jetë e premtja ajo që do të sjellë një ulje të temperaturave edhe gjatë fundjavës, ku zonat malore do të arrijnë deri në -6 gradë.

Njësoj si Shqipëria edhe Kosova e Maqedonia e Veriut do të jenë me prezencë reshjesh gjatë kësaj jave ndërkohë që nga mesi i javës pritet një përmirësim i kushteve të motit në të dy shtetet.

Sa i takon vlerave termike, pritet që edhe maksimumet të jenë nën zero, kështu që dhe Kosova e Maqedonia e Veriut do të përballen me një ulje të madhe të temperaturave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat