Pas apelit për partitë politike që të kandidojnë figura të pastra në zgjedhjet e 25 prillit, ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka risjellë në kujtesë vendimin e DASH, që futi në listën e zezë deputetin Tom Doshi.
“Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky paralajmërim i bërë nga Sekretari i Shtetit në SHBA-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri, votuesit e Shqipërisë meritojnë më shumë,”-shkruan ajo.
Sjellim në vëmendje që Tom Doshi është kryetar i Partisë Social Demokrate të Shqipërisë, dhe vendimi për kandidimin ose mos kandidimin i takon atij.
Në vitin 2018 Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli Doshin të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA, për shkak se akuzohet për korrupsion.