Dy persona raportohet se kanë humbur jetën ditën e sotme nga koronavirusi në Sarandë. Rasti I parë është një grua 65 vjeçare e cila humbi jetën në urgjencën e spitalit të Sarandës e ndodhur atje prej disa ditësh nën trajtimin e mjekëve.
Ndërsa rasti i dytë është një taksist 67 vjeçar, i cili ka humbur jetën pas 15 ditësh qëndrimi në spitalin Covid në Tiranë.
Në Sarandë situata me koronavirus vazhdon të jetë shqetësuese.
Vetëm në ditët e para të shkurtit raportohet se kanë rezultuar pozitiv, 225 raste. Ndërkohë që numri i të sëmurëve që ekzaninohen me skaner është mbi 100.
Nisur nga situata në urgjencën e Sarandës është dyfishuar numri i shtretërve dhe dhomave si dhe janë 16 shtretër të cilët shërbejnë për tirazhimin e rasteve.
Në spitalin bashkiak të Sarandës janë vetëm dy mjekë specialistë për këtë situatë të krijuar nga Covidi.