Kërkesë në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhje, PD mbledh firmat për t’u kthyer në Kuvend

Shqipëria

Kërkesë në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhje, PD mbledh firmat për t’u kthyer në Kuvend

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 17:57
PD

Një vit pasi dogji mandatet duke dalë nga parlamenti, partia demokratike dërguar dokumentin që vërteton mbledhjen e firmave të nevojshme për t’u kthyer në Kuvend. PD ka paraqitur në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Mbështetur në ligjin nr. 15019 datë 29.12.2008, Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë neni 64, Partia Demokratike I kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve regjistrimin e saj si subject zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 Prill 2021.

Në përputhje me kërkesat e dispozitës së sipërpërmendur të Kodit Zgjedhor, së bashku me kërkesën tonë për regjistrimin po ju paraqesim:

Vërtetimin e Gjykatës së Rrethit Tiranë, datë 02.02.2021 i cili konfirmon se me urdhrin e Ministrit të Drejtësisë është miratuar krijimi I Partisë Demokratike dhe ky dokumentacion është i depozituar në zyrën e regjistrimit të Partive Politike.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është personi i vetëm që mund të paraqesë në emër të Partisë Demokratike, listat shumëemërore të kandidatëve për deputet”, thuhet në shkresë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat