Ish-ministri i Shëndetësisë Gjergji Koja në ‘Çim Peka Live’ tha mbi situatën e Covid në vend se fajin e kanë qytetarët ndërsa qeveria e ka situatën në kontroll edhe pse shifrat e Covid kanë njohur një rritje të frikshme në javët e fundit.
‘Në dy-tre javët e fundit ka pasur një rritje të rasteve, kjo edhe sipas konsultave që kam pasur, dhe që ishte një rritje e pritshme.
E para është stina, ulja e temperaturave, së dyti, jemi duke vuajtur harbimin e festave të fundit që vazhdoi edhe pas festave.
Ju e dini shumë mirë se çfarë ndodh në fundjavë. Shikoj kudo në shumë qytete të Shqipërisë, njerëz që nuk mbajë maska, lokalet plot. Padyshim që jemi në situatë delikate, por situata është në kontroll.
Vetëm për javën e kaluar frekuenca ishte 459.
Deri më tani është ezauruar 78 përqind e numrit të shtretërve në spitalet Covidedhe janë edhe 1600 shtretër të tjerë.
Së dyti janë ezaruar vetëm 32 përqind e shtretërve në terapinë intensive.
Padyshim që rritja do kërkojë edhe reflektimin për shtrëngimin e masave.’