Përmbyset makina në aksin Elbasan-Peqin, dy të plagosur

Shqipëria

Përmbyset makina në aksin Elbasan-Peqin, dy të plagosur

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 22:34
Foto nga aksidenti

Një aksident është shënuar në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Vidhas.

Një makinë me targa greke është përmbysur. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerrë personat që ndodheshin brenda në makinës.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se dy persona janë plagosur si pasojë e këtij aksidenti, të cilët janë dërguar për në spitalin e Elbasanit.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat