Pasi u kthye në makthin e farmacive në kryeqytet, policia ka mundur të arrestojë Kristi Çinarin, personin i cili dyshohet për dy grabitje të ndodhura në Tiranë.
Ai raportohet se ishte pajisur me kartë identiteti nga Kosova, me emrin Blerim Krasniqi i lindur në Prishtinë. Çinari dyshohet të jetë autori i grabitjes në institucionin financiar ”Kredo.al”, filiali tek zona e ”Brrylit” në Tiranë.
Ngjarje kjo e shënuar mbrëmjes e së shtunës, ku dyshohet se i riu hyri në institucionin financiar, i maskuar kërcënoi punonjësin dhe vodhi një shumë parash.
Gjithashtu Kristi Çinari dyshohet të jetë autor edhe i grabitjes në një farmaci pranë shkollës ”Sami Frashëri” në Tiranë.
Dyshohet se Çinari është autor i grabitjeve të disa farmacive të tjera.