Në përgjimet për sanitaren e Spitalit “Shefqet Ndroqi”, Tire Alldervishi një problematike tjetër që doli në pah ishte ajo e ushqimeve, pasi një paciente e sëmurë kërkonte vazhdimisht ushqim. Në një moment gruaja e sëmurë ka thënë: “Po më dridhet trupi për buke”.
Por, për ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu situata është krejt ndryshe, pasi në spitale nuk ka mungesë ushqime. Ajo sqaroi se disa spitale e ofrojnë me katering, ndërsa disa të tjerë nëpërmjet kuzhinave të vetë spitaleve.
“Të gjitha spitalet në vendin tonë ofrojnë ushqimin, një pjesë e spitaleve ofrohet përmes shërbimit katering, ndërsa një pjesë e spitaleve e kryejnë përmes kuzhinave.
Sa i përket spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe atij Infektiv dhe atij covid 3 ka qenë vendimmarrje e spitaleve për të lejuar dhe për të patur një kanal me familjarët edhe në aspektin e ushqimit dhe ndërresave. Rregulli i përgjithshëm në spitale është që të mos lejojmë ushqime nga jashtë. Në spitale ti trajtohesh me dieta dhe nuk lejohet që një pacient me diabet të mund të marrë kalori të tepërta. Është vendosur nga vetë mjekët. Por jo se shteti nuk garanton për ushqimin në spital. Ka qenë një kërkesë e familjarëve dhe është pranuar nga spitalet”, tha Manastirliu.