Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot shkurt videon e publikuar nga bashkëshortja e Lulzim Bashës në rrjetet sociale, ku kryedemokrati shfaqet duke gatuar.
“Për sa i përket pyetjes që më bëre për Lulin nuk dua të bëj koment. Por meqe ma kërkon mendoj që është sinqerisht për tu admiruar një njeri që gatuan me këpucë. Faleminderit! Dhe që gatuan me këpucë të shtunën mbrëma, se kjo bën diferencën. Një njëri që gatuan me këpucë të shtunën mbrëma, kjo bën diferencë”, tha Rama.
Në videon e publikuar në “Instagram” nga Aurela Basha, shfaqet një anë tjetër e kreut të opozitës, larg asaj që jemi mësuar të shohim.
Bashkëshortja e tij e ka filmuar duke gatuar në kuzhinë, ndërsa Basha i ka kërkuar që mos ta hedhë në rrjetin social Instagram.