Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të vendosë sanksione për të gjitha forcat politike që do të thyejnë rregullat antiCovid gjatë takimeve elektorale.
Kreu i Shtetit tha se të gjithë i shkelin rregullat, nga Presidenti, PD dhe PS. Gjobat tha Rama do te jenë personale për çdokend qe shkel ligjin.
“Partitë politike bëjnë takime në shkelje të plotë të rregullave. Këtu nuk përjashtoj asnjë, pavarësisht se kam dhënë porosi për të gjithë strukturat, deputetë dhe kandidatë për deputetë që ti përmbahen rregullit dhe të mos kenë më shume sesa 10 persona bashkë.
Shkeljet i bëjnë të gjithë, që nga presidenti, tek PD, tek ndërmarrje e gruas së presidenti edhe tek PS, edhe të tjerë akoma.
Nesër do presim konkluzionet e komitetit dhe pastaj bashkë me adoptimi çfarëdo që të sugjerojë komiteti, me rishikimin e gjobave për lokalet do të shikojmë edhe sanksionet për partitë politike pa asnjë përjashtim. Të jeni të sigurt që çdo denoncim që do të bëhet publik, nga cdo takim i kujdo qoftë do të ndëshkohet dhe do ndëshkohen me gjobë që të gjithë ata që i bëjnë këto takime, qofshin ministra, deputetë, opozitarë rrugore, qoftë presidenti, kushdo qoftë. Unë personalisht jam strikt në këtë për veten time dhe nuk ka arsye që të tjerët të mos bëjnë të njëjtën gjë. Nuk është çudi, është thjesht të zbatosh ligjin”, tha Rama.
Një apel kishte edhe për policinë: “Policia e shtetit duhet të bëjë detyrën me të gjithë njësoj. Nuk duhet të tolerojë askënd, asnjë politikan, duke filluar nga ata të PS nëse shkelin rregullat.”