Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe dëbimin reciprok të Rusisë së diplomates shqiptare nga Moska.
Rama ka thënë se diçka e tillë nuk hyn në fushatën elektorale, duke e cilësuar si shumë të thellë si tematikë.
“Këtë e komentoj si atë hipotezën e bërë nga kolegia juaj më parë se ku hyn tani dëbimi i një diplomati për fushatën elektorale kjo ngelet për gazetarët dhe analistët, është shumë e thellë për mua kjo”, ka thënë Rama.
Rama ka vijuar më tej, duke ironizuar disi marrëdhënien mes dy vendeve, teksa thotë se “Thjeshtë ka një rënie të temperaturës së ulët të marrëdhënieve. Më shumë se kaq nuk besoj se do të ketë problem.”