Policia shton gjobat për “të pabindurit”/ Ndëshkohen 2606 qytetarë që nuk mbajnë maskë!

Shqipëria

Policia shton gjobat për “të pabindurit”/ Ndëshkohen 2606 qytetarë që nuk mbajnë maskë!

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Një ditë pas paralajmërimit të kryeministrit Rama se do të shtohen masat administrative për ata që nuk zbatojnë rregullat kundër koronavirusit, Policia e Shtetit ka shtuar numrin e personave të gjobitur.

Në një njoftim, Policia e Shtetit thotë se 2606 qytetarë janë gjobitur në masën e 30 mijë lekëve për mosmbajtje të maskave.

Ndërkohë  61 drejtues mjetesh, u konstatuan duke lëvizur me mjet pas orës 22:00.

“Gjatë mbrëmjes së djeshme, në Tiranë janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit,  61 drejtues mjetesh, të cilët u konstatuan duke lëvizur me mjet pas orës 22:00.

Po në kuadër të monitorimit të zbatimit të masave anticovid, gjatë ditëve të fundit, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, për mosvendosjen e maskës, 2606 shtetas;

13 administratorë dhe pronarë lokalesh që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë janë ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë;

2 administratorë lokalesh me pezullim të aktivitetit për 6 muaj, pasi janë konstatuar në shkelje të përsëritur;

41 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit për tre vjet,

52 shtetas janë ndëshkuar me nga 10.000 lekë, pasi janë konstatuar duke lëvizur pas orës 22:00”, tha policia në një njoftim.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, pas apelit dhe thirrjes drejtuar qytetarëve për respektim me rigorozitet të masave kufizuese anticovid, ka dalë sërish në terren për të monitoruar nga afër zbatimin e këtyre masave.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid, pronarët dhe administratorët e lokaleve të zbatojnë protokollet e sigurisë, ndërsa drejtuesit e automjeteve të respektojnë orën policore, pasi kontrollet do intensifikohen akoma më tej, në bashkëpunim edhe me Task Forcën, për të bërë të mundur ndërprerjen e zinxhirit të infektimit të qytetarëve me COVID-19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat