Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas prezantimit që bëri këtë të martë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, për treguesit e përmirësuar sipas saj në sistemin e shëndetësisë.
Tabaku thekson se qeveria “prodhon grafikë manipulues plot gabime aritmetike” dhe për këtë i referohet rritjes me 14% që iu referua Manastirliu kur prezantoi krahasoi vizitat e qytetarëve në shërbimin parësor, nga 2015-ta deri në vitin 2020.
“Ky grafik i paraqitur sot nga zyra e propagandës në Kryeministri na tregon se rritja është 14%. Megjithëse edhe një nxënës në shkollën 9 vjeçare e kupton se me një zbritje dhe pjesëtim të thjeshtë rritja është thuajse 3%, pra 4 herë më pak se sa gënjeshtra Rama”, vë në dukje Tabaku.
POSTIMI I PLOTE
Kur përpiqesh të gënjesh dhe i sajon numrat si t’i kërkon shefi!
Me një grafik 3D me qëllim keqinformimin e publikut, qeveria dhe Rama po na tregon se Shqiptarët janë më mirë! Kështu për të mbuluar dështimin dhe mungesën e rezultateve konkrete prodhojnë grafikë manipulues plot gabime aritmetike.
Ky grafik i paraqitur sot nga zyra e propagandës në Kryeministri na tregon se rritja është 14%. Megjithëse edhe një nxënës në shkollën 9 vjeçare e kupton se me një zbritje dhe pjesëtim të thjeshtë rritja është thuajse 3%, pra 4 herë më pak se sa gënjeshtra Rama.
Natyrisht, Rama vazhdon të gënjejë publikisht pa pasur nevojë të mbajë maskë pasi ka 8 vjet që i është futur shqiptarëve në trup si një virus i dëmshëm. Por, shqiptarët në 25 prill do të vaksinojnë një herë e mirë Shqipërinë për të shpëtuar nga Ramavirusi.
Programi jonë i shëndetësisë ofron një shërbim që shkon tek qytetari!