Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi preket nga Covid-19.
Lajmin e ka dhënë vetë ai përmnes një postimi në Facebook.
Niko Peleshi: Me gjithë kujdesin e treguar gjatë gjithë ketyre muajve, dje pas testit rezultova pozitiv me COVID-19. Fatmirësisht kam simptoma të lehta dhe jam karantinuar në banesë nga ku po ushtroj në distancë detyrat. Kohëzgjatja e pandemisë na i bën të vështirë përqendrimin e përditshëm kundrejt masave, por duhet të bëjmë durim edhe pak.
Kujtojmë se pak ditë më parë, rezultoi pozitive me Covid-19 edhe ish ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.