Një ditë pasi Partia Demokratike dhe parti të tjera të kampit opozitar paraqitën në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 25 Prillit, të njëjtin veprim ditën e sotme e ka ndërmarrë edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Kujtojmë se, subjektet politike kanë afat për regjistrim pranë KQZ deri më datë 15 shkurt.
Partitë e regjistruara deri tani:
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet -Shpëtim Idrizi
Bindja Demokratike Astrit Patozi
Lëvizja për Ndryshim Jozefina Topalli
Lëvizja Demokratike Shqiptare - Myslym Murrizi
Ora e Shqipërisë Zef Shtjefni
Aleanca Demokratike Shqiptare Eduart Abazi
Lëvizja e Legalitetit Shpëtim Axhami
Balli Kombëtar Adriatik Alimadhi
Partia Emigracioni Shqiptar Kostaq Papa
Partia e Reformave Demokratike Krenar Rryçi
Kandidatët e pavarur:
Pal Shkambi i pavarur, Shkodër
Plarent Aleksi i pavarur, Berat