Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili u gjobit sot nga KQZ për mosdeklarim dhe promovim të aktiviteteve të ndaluara gjatë fushatës elektorale 4 muaj para zgjedhjeve.
Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Tabaku tha se pas çdo dështimi e paligjshmërie që bën kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj akuzon opozitën.
Tabaku theksoi se Veliaj po i përdor për fushatë elektorale te gjithë ata qytetarë të cilët marrin çelësat e banesave të rindërtuara rreth një vit pas tërmetit.
Pyetje: Është opozita duke kërkuar që të bllokojë punën e kryetarit të bashkisë së Tiranës?
Tabaku: Kjo është një situatë kur Veliaj sa herë që shkel ligjin, akuzon opozitën. Çfarë ndodhi pak javë më parë kur ai u përfshi në përgjimin e Antimafias italiane, në pastrimin e parave të drogës së grupit të Ndragehtës, akuzoi opozitën. Rriti biletat e urbanit dhe akuzoi opozitën. Rriti taksat, akuzoi opozitën, dha leje ndërtimi dhe përsëri akuzoi opozitën. Është pjesë e një loje politike të tij se sa herë gënjen me të dyja këmbët, akuzon opozitën.