Gazmend Koduzi, kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se gjatë tetë viteve në qeveri ka dështuar në sistemin e shëndetësisë.
Përmes një deklarate, Koduzi rendit faktet e dështimit të qeverisë, teksa shton se shëndetësia falas mbeti vetëm një premtim ndërsa taksat e shqiptarëve i çoi tek miqtë e tij për koncesione dhe PPP.
Deklarata e plotë e Koduzit:
Edi Rama është njeriu i fundit që duhet të flasë për shëndetësinë në Shqipëri.
Për 8 vite me rradhë ai nuk mbajti asnjë premtim dhe në vend të shëndetësisë falas, taksoi më shumë shqiptarët dhe paratë e tyre i çoi tek miqtë e tij me koncensione dhe PPP.
Po ju rendis me faktet pse Edi Rama ka dështuar:
-Shëndetësia falas ka dështuar
-Rama nuk ka patur asnjë plan për përballimin e epidemisë
-Rroga e mjekëve është me e ulta ne rajon
-Nga viti 2014-2020 janë larguar nga Shqipëria 894 mjek
-Nga data 20 Nëntor 2020 kur ka filluar rimbursimi për covidin kanë marrë vetëm 3420 receta nga 52450 persona të infektuar me vlerë 12.5 milion Lek, pra vetëm 7% e personave të infektuar.
Sipas doganave Ministria Shëndetësisë ka blerë vetëm 35 respiratorë, dhe tenderi I bërë në Mars 2020 për 52 respiratorë dështoi
Partia Demokratike ka një plan për të shpëtuar shëndetësinë nga Edi Rama. Një program që e kthen shëndetësinë në shërbim të qytetarëve i kthen dinjitetin mjekëve e infermierë duke frenuar kështu emigrimin masiv të tyre.
Ne do ta rrisim rrogën e mjekëve në 1200 Euro në muaj dhe të infermiereve në 700 Euro
Do të fenojmë largimin e mjekëve jo vetëm duke rritur rrogat, por edhe duke I paguar për specializimet me 950 Euro në muaj dhe heqjen e pagesës vjetore e barabartë me 4000 Euro për 4 vjet
Ne do të rimbursojmë pacientët bazuar në diagnozë, duke rimbursuar edhe mjekimin në shtëpi për covid-19
Ne do t’i japim spitaleve autonominë dhe vetadministrimin, cfarë do të rrisë investimet dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor ndaj pacientit.