Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli është shumë aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here kritikon politikën dhe vendimet që marrin politikanët shqiptarë.
E pakënaqur me situatën në të cilën ndodhet vendi, Topalli u rikthye me një parti të re.
Siç u njoftua dje në media, tashmë “Lëvizja për Ndryshim” e Topallit është regjistruar në KQZ dhe do kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Topalli ka nisur tashmë fushatën dhe thumbon me mesazhet e shpeshta të saj.