Rama pyet Bashën nga Durrësi: Ku do i gjesh lekët o shpirt?

Shqipëria

Rama pyet Bashën nga Durrësi: Ku do i gjesh lekët o shpirt?

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 19:00
Rama dhe Basha

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Durrës ditën e sotme tha se qyteti bregdetar sot është më mirë se në kohën e Enver Hoxhës. “Durrësi sot është më mirë se në kohën e Enver Hoxhës, apo më keq, se nuk po krahasohem me Saliun?” tha ai.

Pas 10 viteve, tha më tej ai, Durrësi dhe Tirana do të jenë një. “Tiranë dhe Durrësi brenda një dekade do të jenë një. Ky është destinacioni. Ky do të jetë kryeqyteti i Shqipërisë Tiranë-Durrës”.

Një përgjigje ai e kishte edhe për ata që akuzojnë se Durrësi përmbytet sa herë bie shi. “Shëtitorja “Taulantia” është buzë detit, kur ka një furtunë të madhe, deti ngrihet, kanalizimet nuk derdhin dot të gjithë atë që derdhin, se deti është bllokuar.

Unë nuk kam parë ndonjëherë ndonjë shëtitore, kam qëlluar njëherë në Bari, jo shëtitore, por uji kishte shkuar deri te pallatet lart” tha ai.

Ironia për premtimet e Lulzim Bashës nuk mungoi, ndërsa kishte edhe një pyetje për mikun e tij, sikur e cilëson kryeministri. “Do u gatuaj edhe makarona në darkë të gjithë me këpucë. Edhe ohoho, kush është si ne, po ku do i gjesh mo shpirt, ku do i gjesh?” tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat