Personi që shihni në foton më lart është Sokol Shytre, 22-vjeç, i cili u gjet i mbytur një ditë më parë në Vlorë, në bregdetin e Zvërnecit.
I riu nga Fieri, u gjet i mbytur pasditen e djeshme, ndërsa pas ekspertizës mjekoligjore, 22-vjeçarit iu konstatuan disa hematoma në kokë.
Kjo ka ngritur dyshime se ai mund të jetë dhunuar para se të mbytej.
I riu kishte në gishtin e dorës së majtë një tatuazh dhe një tjetër në kyç, shenja që ndihmuan në identifikimi e tij
Ende nuk dihen rrethanat e mbytjes së 22-vjeçarit, ndërsa vijojnë hetimet.