Juristi Kreshnik Spahiu ishte i ftuar sot në Open në Top Channel për të folur për komunikimin në fushatë të dy kundërshtarëve politikë Rama e Basha.
Spahiu tha se komunikimi i Ramës është më efikas pasi shfaqet shumë origjinal, dhe për këtë njerëzit e duan.
Ndërkohë sipas Spahiut, Basha është shumë plastik që po përpiqet të ndryshojë mënyrën e komunikimit qoftë edhe në video që publikon.
"Në vitin 2003, kur u publikuan fotot nudo të Ramës, ne zhvilluan për llogari të disa qeverive të huaja për sondazhet se si kishte ndryshuar elektorali në Tiranë për Ramën. Dhe elektorati ishte shtuar dy-fish për Ramën. Ndryshimi mes Ramës dhe Bashës është se Rama dhe kur bën gafa është në origjinalitetin e tij dhe shton admiruesit, ndërsa Basha e tha dhe një gazetare është si kauçuk, plastik, na del tani sikur gatuan. Profili i Bashës nuk është origjinal, më mirë rri ashtu si je," tha Spahiu.