Basha: Rama nuk mund të zgjidhë asgjë, ne mundemi

Shqipëria

Basha: Rama nuk mund të zgjidhë asgjë, ne mundemi

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 09:09
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e nisi ditën këtë të mërkurë me një mesazh për ndryshimin që ai premton pas zgjedhjeve të prillit.

Basha u shpreh në “Facebook” se kryeministri Edi Rama nuk mund të zgjidhë më asnjë problem të qytetarëve. Sipas tij, këtë mund ta bëjë vetëm PD.

“Pas 8 vitesh dështime, Rama po flet për atë që do të bëjë.

Pas 8 vitesh dështime, Rama nuk mund të zgjidhë asgjë. Ne mundemi. Më 25 prill ne do të sjellim ndryshimin – Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë ✌️”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat