Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka pasur një tjetër përplasje me policinë ditën e sotme në Elbasan.
Pas prezantimit të programit me një grup simpatizantësh, disa efektivë të policisë i janë afruar kryetares së LSI-së (kjo e fundit pa maskë), duke i kujtuar se nuk lejohen grumbullimet më shumë se 10 veta në bazë të protokollit anticovid.
"Po nuk jemi 10 veta ne këtu, jemi 7 veta. Në kafe lejohet me pi kafe, pse nuk erdhët kur ishim live. Vendosni gjobën dhe merremi në gjykatë.
Meruni me bandat, kriminelët dhe me ata që përplasin makinat. Mos u bëni ushtarë, as të Taulantit as të këlyshave të Taulantit. Vazhdoni vendosni gjobat.", ka deklaruar Kryemadhi.