Kryeministri Edi Rama garon në këto zgjedhje për mandatin e tretë, por në programin që po harton PS, vizioni shkon më tej.
Kreu i qeverisë, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se Programi i PS për zgjedhjet e 25 prillit është drejt finalizimit.
Rama shkruan se programi i PS-së do të jetë i shtrirë në kohë, për një Shqipëri të vitit 2030, ndërsa slogani i selisë rozë është “Ska kohë për pushim!”.
"Drejt finalizimit të vizionit Shqipëria 2030 dhe planit të veprimit 2021-2025", shkruan Rama.
Teksa dita e zgjedhjeve po afron, PD prej disa ditësh ka vijuar me prezantimin e programit të saj, ndërsa PS nuk e ka shpalosur ende në detaje.