Shpërthimi i COVID/ Shkollat e mesme në këto qytete kalojnë online deri më...

Shqipëria

Shpërthimi i COVID/ Shkollat e mesme në këto qytete kalojnë online deri më...

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 12:30
Ogerta Manastirliu

Duke filluar nga dita e enjtë, për 14 ditë me radhë, gjimnazet në zonat më të nxehta në Shqipëri do të zhvillojnë mësim online.

“Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt”, tha Manastirliu.

Ministrja bëri me dije gjithashtu se sezoni i provimeve për universitetet do të zgjatet.

"Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat