Të gjithë brenda pas orës 20:00, por cilat janë tre kategoritë që përjashtohen nga vendimi

Shqipëria

Të gjithë brenda pas orës 20:00, por cilat janë tre kategoritë që përjashtohen nga vendimi

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 13:06
Ogerta Manastirliu

Komiteti i Ekspertëve vendosi sot që të zgjerojë masat shtrënguese për përballimin e situatës me koronavirusin, pas shpërthimit alarmant të rasteve të infeksioneve në vend.

Kështu, duke filluar nga nesër deri më 25 shkurt, ndalimi i qarkullimit do të fillojë në orën 20:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Gjithashtu, shkollat e mesme në disa qytete do të kalojnë online për dy javë, ndërsa do zgjatet edhe sezoni i provimeve në universitete.

Po cilat janë 3 rastet që përjashtohen nga kufizimi i daljes pas orës 20:00?

Përjashtim nga ky rregull do të bëjnë ata që janë duke udhëtuar për të shkuar në punë , urgjencat shëndetësore si dhe  shërbimi delivery nga restorantet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat