Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka dhënë alarmin se në spitalet COVID po rritet dita ditës numri i pacientëve të rinj me simptoma të rënda, ku nuk kanë munguar as rastet e vdekjeve.
“Kemi një shtrim të numrit të rasteve në spitale. Është shtuar numri i moshave të reja, edhe me raste të humbjes së jetës.
Situata në spitale është e përballueshme. Në terapinë intensive është shtuar numri i pacientëve të shtruar.
Fluksi është i përballueshëm, por stërmundimit të bluzave të bardha popullata mund t’I përgjigjet me mbajtjen e maskave.“, tha Najada Çomo.