Zgjedhjet e 25 prillit, PS depoziton në KQZ kërkesën për regjistrim

Shqipëria

Zgjedhjet e 25 prillit, PS depoziton në KQZ kërkesën për regjistrim

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 14:55
Ilustrim

Partia Socialiste ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shkresën për regjistrimin në zgjedhje.

Mësohet se në KQZ është depozituar kërkesa e PS-së për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 25 prillit.

Në orët e para të mëngjesit u bë e ditur se kërkesën në KQZ e ka dorëzuar edhe partia PSD e Tom Doshit

Afati i regjistrimit të partive është deri më 15 shkurt, ndërkohë që më herët janë regjistruar parti të tjera. Ndërsa deri ne 24 shkurt duhet te regjistrohen koalicionet.

Më herët me PD-ja dhe LSI kanë në dërguar kërkesë në KQZ, e së bashku me to edhe 8 parti të tjera. Dy prej të cilëve aleatë të Bashës, ajo e Fatmir Mediut Partia Republikane dhe LZHK-ja e Dashamir Shehit. Konkretisht, PD, PR, LZHK, Aleanca Demokristiane, PAA, Partia Bashkimi Demokrat, Lëvizja e Re (LRE), PKD, Partia Aleanca Demokracia e Re i kanë çuar kërkesë KQZ për regjistrimin e tyre.

Ndërsa 3 ditë më parë KQZ regjistroi 10 partitë e para të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, mes tyre partia e Jozefina Topalli me Lëvizja për Ndryshim, Myslim Murrizi me Partinë Lëvizja Demokratike Shqiptare dhe Astrit Patozi me partinë Bindja Demokratike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat