Vrasja e Gentian Qarrit: Autorët pritën 10 minuta në rrugë, derisa i riu përfundoi gotën e rakisë

Shqipëria

Vrasja e Gentian Qarrit: Autorët pritën 10 minuta në rrugë, derisa i riu përfundoi gotën e rakisë

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 15:32
Vrasja e Gentian Qarrit

Personat që ekzekutuan në 6 shkurt 2021, të riun Gentian Qarri, kanë pritur për rreth 10 minuta në rrugë, derisa ai të dalë nga ambjentet e një gomisterie aty pranë, dhe të shkojë në lokal.

Pamjet filmike të sekuestruara nga prokuroria e Vlorës, tregojnë se “Toyota Yaris”, ku qëndronin autorët ka lëvizuar pak para se të qëllonin me armë.

Madje në një moment shumë pranë agresorëve, kalon një makinë policie.

Për këtë shkak ata janë detyruar të largohen për tu rikthyer brenda pak çastesh, duke pritur që të dilte objektivi i tyre, Gentian Qarri ose siç thirej ndryshe në Vlorë me nofkën “Gëçe”. Ndaj tij është qëlluar me 20 plumba 6 prej të cilëve në trup.

Gentian Qarri, ka qënë së bashku me pronarin e punës së tij,si ndihmës puntor për montimin e kondicionerëve. Të dy së bashku ishin në një gomisteri, ku gjatë qëndrimit,Gentiani i ka kërkuar pronarit, 100 lekë, për të shkuar në lokal ku ka qëndruar vetëm pak minuta.

Me sa duket ekzekutorët i kanë ndjekur nga afër lëvizjet, pasi sapo preja e tyre opo kthehej në gomisteri e kanë ekzekutuar.

Nga pamjet filmike të administruara nga policia duket se ndaj tijështë qëlluar me automatic nga brenda automjetit tip Toyota jaris që ishte në lëvizje.

Sipas burimeve të prokurorisë së Vlorës, Gentian Qarri, kishte 3 vite që ishte kthyer në Vlorë, dhe shërbente si ndihmës puntor, pranë një biznesi që momentonte kondicionera.

Ai, ishte i dënuar në itali me 11 vite burgim për akuzën e trafikut të drogës. pas lirimit ka udhëtuar në drejtim të Spanjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat