Arrestohet 31 vjeçari i dënuar nga gjykata greke

Shqipëria

Arrestohet 31 vjeçari i dënuar nga gjykata greke

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Një 31 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Gramsh.

Mësohet se Altin Beqiri, 31 vjeç, banues në Gramsh ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata Apeluese e Krimeve të Rënda Aigaiou, Greqi e kishte dënuar me 7 vite e 7 muaj burg për në sërë veprash penale.

Beqiri ishte dënuar për vjedhje, kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik de kalim të paligjshëm të kufirit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat