Një spital publik në vendin tonë ka bërë për herë të parë ndërhyrjen “pyelolithotomy laparoskopike” për të hequr gurin me përmasa 3 centimetra.
Ndërhyrja u realizua në spitalin rajonal të Durrësit. Pacienti kishte një gur të madh në veshkën e djathtë dhe u operua me laparoskopi nga ekipi i kirurgëve.
Në ekipin mjekësor që kreu ndërhyrjen ishte: Sh. Ferko, M. Megjiti, anestezist A. Banushi, si dhe dy infermieret O. Cyrbja dhe G. Vrekaj. Ky ekip hyn në historinë e këtij spitali pasi e kryen për herë të parë dhe me sukses ndërhyrjen me laparaskopi.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/10/auto_durres11612983347.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/10/auto_durres2-11612983347.jpg)