Ashpërsimi i masave/ Tomini: Situatë dinamike, qytetarët të zbatojnë rregullat

Shqipëria

Ashpërsimi i masave/ Tomini: Situatë dinamike, qytetarët të zbatojnë rregullat

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 22:29
Eugena Tomini

Rritja e rasteve të reja të Covid-19 ka detyruar Komitetin e Ekspertëve që të ashpërsojë masat parandaluese. Nga nesër mbyllje spostohet nga ora 22:00 në orën 20:00.

Ashpërsimi i masave dhe shkelja e masave parandaluese të Covid-19 nga politika është tema e diskutimit në Open. Zv-ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha në Open se komiteti e ka ndjekur prej kohësh këtë situatë dhe rritja e kurbës ka bërë që të ashpërsohen masat.

“Kjo situatë po ndiqet në mënyrë shumë dinamike. Po e monitorojmë të gjithë situatën. Ashpërsimi ishte i domosdoshëm nga shtimi i rasteve. Dua të theksoj në periudhën e fund janarit dhe fillimit të shkurtit ka një rritje të rasteve të gripit.

Situata po monitorohet nga komiteti. Do shikojmë se si do të vazhdojë situata dhe do të vendosim nëse do të ashpërsohen masat apo jo. Apel edhe për qytetarët që të vazhdojnë të mbajnë maskën. Duhet edhe bashkëpunimi i qytetarëve”, tha Tomini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat