Drejtimi i qarqeve politike nga Marku dhe Shehu/ Basha: Nuk është shkelur asnjë rregull i statutit

Shqipëria

Drejtimi i qarqeve politike nga Marku dhe Shehu/ Basha: Nuk është shkelur asnjë rregull i statutit

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 22:33
Lulzim Basha

Pak javë më parë pedagogu i gazetarisë Mark Marku u caktua drejtues qarku i PD në Lezhë, ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu drejtues qarku i PD në Gjirokastër.

Drejtimi i dy qarqeve  politike nga këta dy emra ka shkaktuar reagime të shumta dhe pikërisht për këto ka folur edhe mbrëmjen e sotme kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Ai deklaroi se nuk është shkelur asnjë rregull i statutit dhe pretendon se Marku dhe Shehu kanë kontribute të jashtëzakonshme.

“Asnjë rregull i statutit nuk është shkelur. Komisioni ka mbaruar punë dhe zoti Mark Marku është një propozim i ardhur pothuajse nga të gjithë strukturat e qarkut të Lezhës e jo vetëm. Është njeri me kontribute të jashtëzakonshme, intelektuale akademike dhe tashmë një figurë e mirëpritur në mënyrë unanime jo vetëm nga demokratët e Lezhës por nga të gjithë qytetarët e qarkut të Lezhës.

Ndërsa në rastin e zotit Tritan Shehu, po kështu drejtimi politik i qarkut i është besuar një pedagogu, një akademiku, një mjeku, i cila ka qenë dhe mbetet simbol i kontaktit me njerëzit dhe i shërbimit ndaj njerëzve, padiskutim që vendimet finale për listën e deputetëve i takojnë kryesisë dhe këshillit kombëtar të Partisë Demokratike”, theksoi Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat