Shqipëria do të pushtohet nga temperaturat e ulëta këtë fundjavë.
Pritet që në zonat malore temperaturat të shkojnë deri në -16 gradë celsius. Ulja e vlerave termike, sipas Meteoalb vjen si pasojë e masave ajrore të cilat zbresin nga veriu-verilindja e kontinentit evropian.
Pritet që të ketë një ulje të ndjeshme edhe të vlerave maksimale duke bërë që në zonat malore, 24-orëshi të jetë me vlera negative.
Acari do të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme, ndërsa pritet që kjo të jetë java më e ftohtë e dimrit për këtë vit.